Sporti

Daja: E merituam fitoren, u fokusuam tek Prishtina, harruam që luajmë të enjten ndeshjen kryesore

09/04/2022 22:38
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka triumfuar ndaj Prishtinës në kryendeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani ka mposhtur Pishtinën me rezultatin minimal 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, përcjell GazetaBlic Sport.

Daja tha se është shumë i lumtur me paraqitjen e sotme nga lojtarët e tij, teksa tha se e merituan fitoren.

“Sigurisht që pritej një ndeshje e veshtirë, pasi jane dy ekipe të mëdha. Ballkani, që po përfaqëson Kosovën me sukses në arenën ndërkombëtare dhe Prishtina, ekip me traditë. Na buzëqeshi fitorja, sepse djemtë e merituan, e harruan ndeshjen e së enjtës, luajtën mirë sonte, jam i kënaqur shumë me këta futbollistë”, tha Ilir Daja në Sport1.

/GazetaBlic Sport