Lajme

Daja abuzon me nipin, flet fqinji: Ishte rrëmujë, na kanë tmerruar

05/07/2024 15:21
nga:G B

Një komshi i rastit ku ka ndodhur në ndërtesën në Fushë Kosovë një mosmarrëveshje mes nipit dhe dajës ka thënë se e gjithë ngjarja ka qenë një rrëmujë e madhe.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se dëgjuar britma dhe se organet e rendit kanë reaguar me kohë për rastin në fjalë.

“Si figurë i kam njohur mbrëmë ka ndodhur një përleshje në katin e shtatë në këtë objekt, thuhet se janë therë me thikë për arsye personale ndoshta edhe familjare”.

“Rastin e ka drejtuar policia në mënyrën më të mirë të mundshme, të dyshuarin e kanë arrestuar, viktima është dërguar me ambulancë”.

“Kjo ndodhi kinse se ishin nën ndikim te substancave narkotike, unë nuk e di këtë pjesë. Si banor di të them se na ka tmerruar si rast, jemi me familje dhe kemi fëmijë, ka pasë edhe polici shumë”.

“Sa kam dëgjuar ata janë këtu për tre muaj apo katër, janë dëgjuar britmat ka qenë një rrëmujë e madhe. Mosmarrëveshja ka ndodhur mes dy personave”, ka thënë komshiu.