Showtime

Dagz imitioi Ilirin në darkën me Einxhel, reagon bashkëshortja e tij

01/06/2022 22:16
nga:Donika Fetahu

Mbrëmjen e djeshme Einxhel dhe Dagz, kanë kaluar një natë romantike në suitë, ku puthjet e përkëledhjet nuk munguan aspak.

Në darkë dyshja diskutuan gjëra të ndryshme ku Dagz edhe e imitoi Ilirin, e pas atij rasti gruaja e Ilirit reagoi me një koment në gjuhën italiane, shkruan GazetaBlic.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Big Brother VIP në Instagram ku ai po imitonte Ilirin, Emanuela ka shkruar: Arbri mendon gjithmonë Ilirin? Je në një darkë me një grua… mos mendo për Ilirin”, ku u mbështet mjaft shumë nga fansat ky koment./GazetaBlic/