Showtime

Dagz flet pas daljes nga “BBV”, ja se çfarë tha për lidhjen e tij me Einxhel

01/23/2022 14:47
nga:Donika Fetahu

Dj Dagz, para pak ditësh u largua përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka folur për eksperiencën e tij brenda “BBV”, shkruan GazetaBlic.

Ai foli për të dashurën e tij Einxhel Shkira, moderatorja nga Shqipëria, me të cilën kishin nisur një lidhje brenda shtëpisë.

Edhe pse ka pak ditë prej që ai u largua nga shtëpia tha se i mungon ajo shumë, “Po realisht më ma marr malli shumë, nuk kam fjetur akoma pa fjet ajo”, ishin fjalët e tij.

“Emocionalisht kisha bërë thirrje që ajo me dalë, por nuk veproj sipas ndjenja por me tru, dhe sipas kësaj unë dua që ajo me qenë deri në finale dhe me fitu, ajo që më ka tërhequr te Einxhel është se ajo është një person i fortë dhe ka një kauzë shumë të mirë, dhe e përkrahi 100 përqind ta fitoi ajo, dhe padyshim që Einxhel është më e forta aty brenda”, shtoi Dagz ndër të tjera./GazetaBlic/