Euro 2020

Afrim Tovërlani komenton Kampionatin Evropian, thotë se pret befasi nga kombëtaret e vogla

06/10/2021 23:06
nga:Mergim Rreci

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani ka folur për Kampionatin Evropian që do të fillojë nesër.

Ai tha se favorit absolut nuk ka dhe se pret befasi në këtë kompeticion i cili do të zhvillohet në 11 qytete të ndryshme, përcjell GazetaBlic Sport.

“Favorit absolut në futbollin evropian nuk ka. Të gjitha kombëtaret kanë përparuar dhe janë shumë mirë me organizmin e tyre. Unë pres ndonjë befasi nga kombëtaret e vogla në këtë kompeticion”, tha Tovërlani në “EuroDueli”, RTV Dukagjin.