Showtime

Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Huti”

01/11/2024 19:02
nga:Genita C

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) një tjetër projekt të ri muzikor.

“Huti” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ky është projekti i radhës i saj nga albumi i ri “The Absolute Vol.1”, nga i cili tashmë ka lansuar disa.

Teksti është shkruar nga vetë artistja në bashkëpunim me reperin Elinel, kurse producimi u bë nga Rzon.