Showtime

Dafina Zeqiri shqetëson fansat, po përballet me probleme shëndetësore

03/22/2023 19:09
nga:G C

Dafina Zeqiri është shumë aktive në rrjetet sociale ku për ndjekësit e saj të shumtë ndan momente interesante nga angazhimet e saj por edhe nga përditshmëria.

Por me postimin e fundit shkaktoi shqetësim te fansat e saj.

Këngëtarja e njohur duket se po përballet me probleme shëndetësore pasi përmes në video ka zbuluar se është duke marrë serum.

Se çfarë ka ndodhur, Dafina nuk e ka sqaruar por padyshim se duke qenë ndër më të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje brenda dhe jashtë vendit, ka dhe koston e saj.