Showtime

Dafina Zeqiri publikon një foto me Rita Orën dhe Taika Waititi, ky i fundit me shqiponjë në ballë

05/14/2024 23:40
nga:G C

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka publikuar një fotografi me këngëtaren tjetër të njohur shqiptare Rita Ora dhe me bashkëshortin e Ritës, Taika Waititi.

Dafina, foton e ka publikuar në “InstaStory”, ndonëse nuk ka shkruar asgjë rreth saj.

Nuk ka treguar as ku e kanë realizuar bashkë fotografinë, ndonëse të dyja, shihen shumë të lumtura përkrah njëra-tjetrës.

Ndërkaq, vlen të theksohet se burri i Ritës, ka në ballë një shqiponjë dykrenare.