Showtime

Dafina Zeqiri publikon këngën e re “My Love”

12/28/2023 21:02
nga:Y I

“My Love” është kënga e radhës nga Dafina dhe e fundit për këtë vit.

Kënga e re, një baladë dashurie vjen edhe shoqëruar me videoklip.

Bukuroshja ka bërë një interpretim të ndjerë në këngën e radhës nga albumi i ri “The Absolute Vol.1”.

Kjo këngë tanimë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.