Showtime

Dafina Zeqiri fton profesorin Lulëzim Paci që të bëjnë një video bashkë për TikTok

01/31/2022 16:35
nga:Donika Fetahu

Profesori i Biologjisë në Vushtrri, Lulëzim Paci ka rrëfyer sot se është duke i përjetuar rëndë ofendimet që po merrë pasi videot e tij u bënë virale.

Paci i cili ka pasion vallen tradicionale, po bullizohet që disa ditë për shkak të publikimit të një video në TikTok ku ai shihet duke vallëzuar.

Pas rrëfimit të tij sot në një emision ai shpërtheu në lot, Paci mori përkrahje të madhe.

Ndërsa, ai ka marrë një ftesë edhe nga këngëtarja Dafina Zeqiri për të realizuar bashkë një video për TikTok në sheshin e Prishtinës.