Showtime

Dafina Zeqiri “fshin” tatuazhin në gjoks, ja fotoja që bëri lëmsh rrjetin

08/15/2021 23:53
nga:Gazeta Blic

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri njihet për stilin e saj të veçantë dhe pasionin e madh që ka ndaj tatuazheve.

Ajo ka mbuluar një pjesë të mirë të trupit me tatuazhe dhe kjo gjë e bën edhe më interesante.

Por së fundmi në një postim në Instagram, të gjithë kanë vënë re tatuazhin e zbehtë që ajo ka bërë prej kohësh në gjoks.

Fansat mendojnë se ajo është penduar për këtë tatuazh dhe po tenton ta fshijë. Nuk dihet nëse kjo gjë është e vërtetë apo thjesht efekti i fotografisë ia ka bërë më të zbehtë tatuazhin e saj gjigand.