Showtime

Dafina Zeqiri dhe Kida publikojnë “Luje belin”, vijnë me paraqitje provokuese në klip

06/09/2022 08:57
nga:G C

Dy artistet e njohura, Dafina Zeqiri dhe Kida, kanë prezantuar në mesnatë (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Luje belin” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Dyshja, e famshme e estradës, kanë bërë një paraqitje të mahnitshme në klip e në skena mjaft ngacmuese.

Teksti i këtij projekti është shkruar nga reperi Elinel në bashkëpunim me Dafinën, kurse kjo e fundit u përkujdes edhe për vijën melodike.

‘Beat’-i dhe producimi i këngës është bërë nga Rzon, Pllumb dhe Deard Sylejmani.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të artistes Zeqiri.

Reagimet e para të fansave dhe publikut kanë qenë mjaft pozitive, gjersa grumbulluan mijëra klikime për pak orë.