Showtime

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek me vendim të ri drejt martesës?

04/09/2022 14:03
nga:Genita C

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë  çifti më i njohur dhe dashur për publikun.

Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë pjesë të jetës së tyre me publikun, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi përmes një “InstaStory” Dafina ka publikuar një fotografi me mbishkrim “I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”.

Kjo ka ngritur dyshimet se çifti po shkon drejt kurorëzimit të dashurisë me martesë.

Mbetet të shihet në vijim rreth të rejave të fundit./GazetaBlic/