Showtime

Dafina poston disa video – por një simbol shton dyshimet se ajo ka ndërruar religjionin?

07/23/2022 10:45
nga:Genita C

Dafina Zeqiri vazhdon të jetë njëra prej këngëtarëve më aktive në muzikë dhe në rrjetet sociale.

Dafina ka publikuar tri video një pas një që i ka realizuar në TikTok, për gjendjen e saj emocionale.

Në videon e parë dhe të dytë të Dafinës bie në sy zinxhiri i saj në të cilin është i varur një “engjëll”.

Por, engjëlli është në formën e kryqit, gjë që simbolizon besimin në fe të krishtere.

Kujtojmë së disa këngëtarë/e në Kosovë e kanë ndërruar religjionin duke u bërë të krishtere, e një ndër to mund të jetë edhe Dafina Zeqiri që ndoshta do ta konfirmojë këtë gjë në të ardhmen në ndonjë intervistë për media.