Showtime

Dafina i publikon Yllit një video që nuk duhej dhe diskutimi mes tyre është epik!

08/12/2021 17:21
nga:M K

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë një shoqëri tipike. Ata shpeshherë ngacmojnë njëri tjetrin në rrjete sociale.

Së fundmi ishte Dafina ajo e cila i publikoi një video që nuk ishte e krijuar për publikun. Ylli futet në një studio estetike dhe ngacmon këngëtaren duke i kënduar këngën e fundit “Llafe, llafe”.

Por Ylli nuk e dinte se Dafina po e xhironte me kamerë, dhe momentin që e kupton ai ndalet. Këtë video, këngëtarja e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram duke etiketuar Yllin.

“S’jeni mirë pasha ni zot”, shkruan Ylli në postimin e saj.

Por, Dafina vazhdon ta ngacmojë duke i replikuar më pas. Më poshtë mund të shihni diskutimin mes dy yjeve.