Lajme

Daçiq: Po identifikojmë nëse personi që vrau policin është Artan Hajrizi apo Fatoni

07/18/2024 13:35
nga:G C

Autoritetet serbe janë duke punuar që ta identifikojnë nëse personi i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri është Artan Hajrizi apo vëllai i tij Faton Hajrizi.

Kështu të paktën ka deklaruar ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, teka ka komentuar një kartë identiteti gjermane në emër të Artan Hajrizi që dyshohet se u gjet në vendin u ndodhi vrasja.

“Po përcaktojmë nëse është personi të cilit i kemi gjetur dokumentet apo është vëllai i tij”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, ka mundësi që karta e identitet mund të jetë e rreme.

“Ka mundësi të bëhet fjalë për identitet të rremë. Është kontaktuar edhe policia gjermane”, ka shtuar Daçiq.

Sipas Daçiqit, personi i dyshuar është marrë në Preshevë nga një taksi.

“Gjatë identifikimit konstatuam se vetura drejtohej nga Mithat Haxhiq nga Tutini, i cili merrej me transportin e njerëzve. Ai e ka marrë personin që ka qëlluar në Preshevë. Nuk ka asnjë informacion për hyrjen e atij personi në Serbi, as nga pikat kufitare ose përmes vijës kufitare”, ka shtuar Daçiq.

Ndërkaq, Artan Hajrizi ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e një polici në Serbi.

Ai, për Dukagjinin ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese.

“Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver, i kam lajmëru që m’i kanë vjedhur dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi ekskluzivisht për Dukagjinin.

“Dokumentet m’i ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka ndejtë te unë”, ka shtuar ai.

Autoritetet serbe edhe ato të Serbisë edhe të Republikës Srpska janë mobilizuar në masë të madhe teksa vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin.