Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, situatën e krijuar në veri të Kosovës e konsideron luftë nervash, derisa thotë se do të fitojë kush e mban gjakftohtësinë.
Daçiç tha për TV Pink se në Kosovë po zhvillohet një betejë e madhe diplomatike dhe se nëse veprimet e njëanshme do të vazhdojnë apo nuk do të lejohen, dhe ajo që është nënshkruar më herët do të respektohet, duke shtuar se na pret një periudhë intensive, transmeton lajmi.net.
“Perëndimi do të donte të gjente një zgjidhje për problemin në Kosovë dhe Metohi, por ajo tashmë e ka ideuar, dhe kjo është njohja e pavarësisë së një shteti të rremë. Ata do të donin që ajo të zgjidhej në një mënyrë të tillë, me dashamirësi ose me forcë,” tha Daçiç.
Ai tha se shumë njerëz ndezin situatën në Kosovë duke shtuar se nëse situata është e qetë, humbet rëndësia e rolit të tyre kur bëhet fjalë për përfaqësuesit ndërkombëtarë.
“Ata kanë qenë këtu në Kosovë prej vitesh, madje edhe në BiH, me motivacionin për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal. Çfarë do të bënin ata nëse do të kishte vërtet stabilitet rajonal, nëse nuk do të kishte incidente dhe të gjitha problemet do të zgjidheshin,” tha Daçiç.
Sipas tij, ana tjetër e motivimit për shkaktimin e incidentit është agresiviteti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po përpiqet të paraqesë se qeveria e tij është e para që ka legjitimitet, dhe se ato të mëparshmet ishin të pavlefshme.
“Ne menduam se Hashim Thaçi ishte i keq dhe se nuk kishte më keq, kështu që atëherë u shfaq Ramush Haradinaj dhe tani Kurti,” tha Daqiç.