Kreu i SPS-së, Ivica Daçiq tha se këto ditë është më mirë të shihet se sa e rëndësishme ishte që qytetarët e Serbisë në zgjedhje i dhanë mbështetje të madhe Aleksandër Vuçiqit, i cili, thekson ai, “në këto momente kritike dhe të vështira, si president i Serbisë po udhëheq me sukses luftën për paqe dhe për mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë”.
“Është obligim ndaj shtetit dhe popullit tonë që t’i japim mbështetjen maksimale të mundshme në atë luftë”, tha Daçiq për Tanjug.
“Nuk ka çështje më të rëndësishme në këtë moment, është në rrezik mbijetesa e popullit tonë në Kosovë”, shtoi ai.


