Albert Dabiqaj ka folur për herë të parë si futbollisti i Dritës.
Pas aventurës së tij tek Gjilani, Dabiqaj ka kaluar tek rivalët e Dritës, teksa ka folur edhe për këtë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai thotë se do japë gjithçka për ekipin e “Intelektualëve”.
Ja deklarata e Dabiqajt:
“Jam shumë i lumtur për klubin tim të ri. Të gjithë e din se qfar klubi është Drita! Dua ti falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë treguar për mua edhe në të kaluarën edhe tani. Rivaliteti i madh mes dy klubeve të qytetit ka bërë që të flitet shumë për këtë lëvizje – por po e shijoj shumë pasi që pak lojtarë kanë mundësi ta përjetojnë këtë. Këtu gjeta një grup të jashtëzakonshëm të lojtarëve dhe një staf shumë profesional ku po e shijoj qdo moment me klubin. I jam falënderues secilit klub ku kam punuar, por tani koha është të jap gjithqka për Dritën dhe për tifozët Intelektualët”, ka thënë Dabiqaj për faqen zyrtare të klubit.


