Lajme

Abelard Tahiri i reagon Donika Gërvallës gjatë një deklarate për media: Hajt bre se s’din kjo

05/03/2025 11:30
nga:Sh R

Gjatë një deklarate për media nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk munguan reagimet nga opozita.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u dëgjua duke thënë: “Hajt bre, se s’din kjo…”, në shenjë pakënaqësie dhe përçmimi ndaj qëndrimeve të ministres.

Komenti i Tahirit pasqyron përplasjet e vazhdueshme verbale ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës në skenën politike kosovare.