Sporti

Trajner i madh rumun, Mircea Lucescu: Nuk largohem nga Ukraina, nuk jam frikacak

02/24/2022 09:51
nga:Mergim Rreci

Rusia ka filluar sot sulmin ndaj Ukrainës.

Ka disa të vrarë e të plagosur që nga mëngjesi i sotëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Dynamo Kyiv, Mircea Lucescu tha se nuk do të largohet nga vendi për shkak të konflikit dhe se tha shpreson që këta njerëz të mëdhenj pa tru ta ndalojnë këtë luftë.

Ai është në mesin e trajenerëve shumë të dëshmuar në vitet e fundit.

“I gjithë aktiviteti sportiv në Ukrainë u pezullua për 30 ditë. Nuk do të largohem nga Kievi për t’u kthyer në Rumani, nuk jam frikacak. Shpresoj që këta njerëz të mëdhenj pa tru ta ndalojnë këtë luftë. Unë kurrë nuk mendova se kjo ishte e mundur”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/