Sporti

Renditja e plotë tabelare pas xhiros së dhjetë në Superligë

10/20/2021 15:22
nga:Mergim Rreci

 

Ka përfunduar xhiroja e dhjetë në Superligën e Kosovës, me dy ndeshjet që janë luajtur sot.

Gjilani ka triumfuar ndaj Drenicës me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Progni shënoi dy gola për skuadrën e Ismet Munishit, kurse Zabergja shënoi golin e vetëm për Drenicën.

Është një fitore e madhe për skuadrën e Gjilanit, e cila tashmë kalon në pozitën e tretë me 17 pikë, aq sa ka Drenica në vendin e dytë dhe një pikë më pak se Ballkani i vendit të parë.

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola me skuadrën e Dukagjinit. Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 0 me 0.

Pas përfundimit të kësaj xhiroje, kjo është renditja e plotë tabelare.

/GazetaBlic Sport/