Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve në ndeshjen e Superkupës në mes Chelseas dhe Villarreal.
Rezultati pas 105 minutave është 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte Ziyech që i dha avantazhin skuadrës së Chelseas gjatë pjesës së parë, por Moreno barazoi shifrat në pjesën e dytë për 1 me 1.
Ndeshja shkon tashmë në pjesën e dytë të vazhdimeve, atje ku mund të mësohet fati i fituesit.
Nëse nuk ka fitues as pas vazhdimeve, atëherë fituesi do të përcaktohet me penallti.
/GazetaBlic Sport/


