Sporti

Prishtina – Bodo/Glimt, ky televizion kosovar do ta transmetojë ndeshjen

08/05/2021 16:27
nga:Mergim Rreci

Prishtina kërkon sonte suksesin e radhës në UEFA Conference League.

Bardhekaltërit në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, e mirëpresin skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Konferencës, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e cila zhvillohet nga ora 20:00, është e një rëndësie të veçantë për kryeqytetasit, përveç që arritën në një fazë kaq të lartë, ata festojnë edhe 100 vjetorin e themelimit të klubit.

Megjithatë, kundërshtari i Prishtinës është relativisht i vështirë dhe se skuadra kosovare pritet të ketë punë në këtë duel.

Ndeshja e sontme do të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion 1.