Sporti

Gramoz Vokrri: Shtatorja e babait tim le të shërbejë si inspirim

07/23/2021 19:01
nga:Mergim Rreci

Është peruruar shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Para pak mintuash në ambiente pranë stdiumit është zbuluar kjo shtatore, shkruan GazetaBlic Sport.

Përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit është bërë pikërisht në ditëlindjen e 61-të të legjendës.

Djali i tij, Gramoz Vokrri tha se kjo shtatore le të shërbejë si inspirim se me punë e vullnet arrihet gjithçka.

“Ky stadium, kjo kombëtare, kjo federatë është një realitet i padiskutueshëm që u ndërtua falë këtij mentaliteti”, u shpreh Gramoz Vokrri.