Sporti

Viktor Kuka: Drita ka kundërshtarin më të fortë të mundshëm, por ka organizim dhe cilësi të madhe brenda klubit

07/21/2021 21:54
nga:Mergim Rreci

Drita nesër takohet me Feyenoordi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita dhe Feyenoordi takohen nga ora 21:00 në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i Dritës, Viktor Kuka ka folur në lidhje me këtë duel, ku ka theksuar se Drita është një skuadër e cila vazhdimisht ka qenë e organizuar dhe se e kupton edhe forcën që ka kundërshtari.

Mendoj që Drita e ka njërin ndër kundershtarët më të fortë në këtë garë, por nuk duhet anashkaluar në asnjë moment edhe Dritën kur e dijmë se çfarë ekipi i organizuar janë dhe se çfarë cilësie kanë. Shpresojmë në një rezultat pozitiv të Dritës“, tha fillimisht Kuka për GazetaBlic Sport.

Më pas ai foli rreth rritjes së cilësisë së futbollit kosovar dhe ndikimin e kësaj ndeshje tek skuadra jonë kosovare.

“Kjo është një sprovë shumë e mirë e cila ndikon edhe në rritjen e cilësisë të futbollit kosovar. Drita ka mundësinë që të përfitojë nga kjo ndeshja për ta arritur nivelin e këtyre skuadrave të mëdha“, përfundoi Kuka.

/GazetaBlic Sport/