Sporti

Angli – Gjermani, formacionet e mundshme

06/29/2021 10:34
nga:Mergim Rreci

Sot do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.

Një finale para finales do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, atje ku Gjermania dhe Anglia do të përballen mes tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Tradicionalisht ndeshjet mes këtyre dy kombëtareve kanë prodhuar rivalitet të madh, ashtu pritet të jetë edhe sot.

Stadiumi “Wembley” pritet të jenë një arenë e “zjarrtë” futbollistike sonte, me dy kombëtaret që synojnë kalimin në çerekfinale.

Këto janë formacionet e mundshme nga ky takim.

Anglia: Pickford – Walker, Stones, Maguire, Shaw – Phillips, Rice – Foden, Mount, Sterling – Kane.

Gjermania: Neuer (c), Ginter, Hummels, Rüdiger – Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens – Havertz, Müller, Gnabry

/GazetaBlic Sport/