Sporti

Besart Berisha: Kam ardhur në Kosovë për të fituar trofe

09/17/2021 20:34
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi më i ri i skuadrës së Prishtinës, Besart Berisha ka arritur në Kosovë.

Berisha është golashënuesi më i mirë në futbollin australian dhe tashmë pritet të jetë një ndihmë e shtuar për skuadrën nga kryeqyteti, shkruan GazetaBlic Sport.

Me të ardhur në Kosovë, ai ka deklaruar se qëllimi i tij është që të fitojë trofe me skuadrën e Prishtinës.

“Qëllimi im është që të fitojë ndonjë trofe me skuadrën e Prishtinës. I kam përcjellur disa ndeshje dhe mund të them që Prishtina e ka ekipën shumë të mirë. Jam gati për futbollin kosovar dhe do ta jap maksimumin tim”, tha ndër të tjera Berisha, për gazetaren Alba Merovci, RTK.

/GazetaBlic Sport/