Interi ka konfirmuar se Curtis Jones ka pësuar një dëmtim në kofshë para ndeshjes së së shtunës në Serie A kundër Parmës.
“Curtis Jones iu nënshtrua analizave klinike dhe instrumentale këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Analizat zbuluan një tërheqje në muskujt aduktorë të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim,” thuhet në deklaratën e klubit.
Mesfushori anglez mund të mbetet jashtë fushave deri në tri javë, që do të thotë se me siguri do të humbasë ndeshjet kundër Parmës, Club Brugge, Bolognas, Fiorentinës, Shakhtarit dhe Venezias.
Mbetet për t’u parë nëse ai do të mund të rikuperohet për derbin e Serie A kundër Milanit.
/GazetaBlic Sport


