Debatik Curri, ish futbollisti i njohur, tani trajner ka thurrur lavde të mëdha për mesfushorin e Prishtinës, Drilon Islami.
Islami ka qenë fantastik në çdo paraqitje sivjet dhe padyshim se është një nga lojtarët më të mirë të sezonit 2023/24, pavarësisht se nuk arriti objektivat me Prishtinën, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Currit, Islami ka qenë larg mesfushori më i mirë defansiv në Superligë.
“Drilon Islami ka qenë larg mesfushori më i mirë para mbrojtjes në ligë”, tha Curri në emisionin VAR.
/GazetaBlic Sport