Sporti

Çuni kalon vizitat mjekësore te Frosinone, zyrtarizimi çështje orësh

07/05/2023 11:22
nga:Lorik J

Marvin Çuni do ta bëj hapin e madh në karrierë, teksa ka mbetur vetëm zyrtarizimi që talentin shqiptar ta shohim në Serie A.

Sulmuesi i talentuar do të jetë futbollisti më i ri i skuadrës italiane Frosinone, që këtë edicion është rikthyer në Serie A.

21-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës italiane nga Bayern Munich II për shumën e 500 mijë eurove, derisa bavarezët do të mbajnë edhe përqindje në kartonin e tij.

Gjatë mbrëmjes të së martes, Cuni ka kaluar vizitat mjekësore sipas asaj që ka njoftuar Sky Sport.

Sulmuesi shqiptar ka dalë nga akademia e Bayern Munichut, por në tre vitet e fundit ka qenë i huauzar te skuadrat si SG Sonnenhof Großaspach, Paderborn dhe Saarbrucken.

Në sezonin e fundit Cuni si futbollist i Saarbrucken ka realizuar 13 gola dhe asistoi në katër të tjerë në 35 ndeshje zyrtare.