Lajme

Cufaj mirëpret marrëveshjen për targat: Kosova të koordinohet me SHBA-të për atë finale

11/24/2022 14:20
nga:G C

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj e ka mirëpritur marrëveshjen për targat, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Cufaj thotë se Kosova duhet të bëjë hapat e duhur, tashmë për marrëveshjen finale.

“SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe të gjitha shtetet mike të vendit tonë përgjatë historisë më të re kanë bashkëpunuar në arritjen e lirisë, shpalljen e shtetit të Kosovës dhe ndërtimin e tij”, shkroi Cufaj.

Shkrimi i plotë:

Marrëveshja për targat është një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin.
Republika e Kosovës krahas aleatëve të saj- Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian duhet të jetë e gatshme për hapin e radhës: Marrëveshjen gjithëpërfshirëse.
SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe të gjitha shtetet mike të vendit tonë përgjatë historisë më të re kanë bashkëpunuar në arritjen e lirisë, shpalljen e shtetit të Kosovës dhe ndërtimin e tij.
Vetëm së bashku- mund t’ia dalim.
Për paqen në rajon dhe fqinjësi të mirë- duhet të jemi të gatshëm edhe për kompromise sepse kompromiset nuk janë shenja dobësie por shprehje besimi në fuqizimin e shtetësisë dhe thellim i aleancave transatlantike.