Sporti

Çuditë nuk ndalojnë në Kupën e Afrikës, kombëtarja do të luaj përballë Kamerunit pa…portierë

01/24/2022 19:38
nga:Lorik J

Ditën e sotme do të luhet sfida Kamerun-Komoros në raundin e 1/8-ave në Kupën e Kombeve në Afrikë. Por një lajm i keq i ka ardhur kombëtares të Komoros.

Dy portierë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa i treti është i dëmtuar.

Kështu Komoros do të duhet të luaj me një lojtar nga një pozicion tjetër i fushës, për të ruajtur portën e kombëtares afrikane.

Komoros u mundua të shty ndeshjen me vetëm disa ditë, por “CAF” nuk e pranoi këtë, kështu që sfida do të luhet sot, ashtu siç ishte parashikuar.