Çifti më i ri brenda “Big Brother Vip”, Einxhel dhe Dagz, duket se po i shijojnë ditët brenda shtëpisë afër njëri tjetrit.
Në ditën e sotme, gjatë një bisede në dhomën e gjumit, teksa dyshja ishin shtrirë pranë njeri-tjetrit, Einxhel ndau me DJ Dagz dëshirën e saj për momentin e parë pas daljes nga shtëpia, shkruan GazetaBlic.
“Kur të dal, dua të takoj njerëzit e mi, shoqërinë, të mblidhem me ata, të dal, të pi, t’i takoj… Por nuk e di pse një gjë brenda vetes dhe një dëshirë që kam është që të mbyllem me ty dhe të rri vetëm me ty”, i tha moderatorja Dagzit./GazetaBlic/