Sporti

Cubarsi vlerëson paraqitjen e Barcelonës ndaj Newcastle

03/10/2026 23:19
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Pau Cubarsi, u shpreh i kënaqur me paraqitjen defensive të skuadrës pas barazimit 1-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

Pas përfundimit të takimit, Cubarsi theksoi se skuadra katalanase zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në aspektin mbrojtës, pavarësisht një momenti të vogël pasigurie që solli golin e kundërshtarit.

“Ne bëmë një performancë të shkëlqyer defanzive. Pati një gabim të vogël në vijën tonë mbrojtëse në momentin e golit” deklaroi mbrojtësi spanjoll.

Ai gjithashtu vlerësoi ndikimin e mesfushorit ofensiv Dani Olmo, i cili hyri nga stoli dhe ndihmoi skuadrën të rikthehej në lojë.

“Më pas Dani Olmo hyri në fushë dhe bëri atë që duhej të bënte,” shtoi Cubarsí.

/GazetaBlic Sport/