Sporti

Cubarsi nuk stërvitet, pritet të mungojë në përballjen me Osasuna

23 orë më parë
nga:Lorik J

Pau Cubarsi do të mungojë në ndeshjen e Barcelonës kundër Osasuna të enjten pasi nuk arriti të rikuperohet në kohë nga një ndrydhje në kyçin e këmbës.

Mbrojtësi mori lëndimin gjatë ndeshjes së Spanjës në Ligën e Kombeve kundër Holandës dhe u kthye në Barcelonë për trajtim.

Sipas FCBRAC1, Cubarsi është praktikisht i përjashtuar dhe nuk ka stërvitur me skuadrën sot. Ai punoi individualisht në fushë, duke u fokusuar në rikuperimin e tij përpara ndeshjes së të dielës në La Liga kundër Girona.

Me Ronald Araujo që nuk ka gjasa të kthehet në kohë nga detyra ndërkombëtare, Hansi Flick pritet të bashkojë Eric Garcia me Inigo Martinez në qendërmbrojtje.

/GazetaBlic Sport