Pau Cubarsi është shprehur se sa mirënjohës dhe i befasuar është për përparimin e shpejtë të tij dhe të Lamine Yamal për t’u bërë lojtarë të rregullt në Barcelonë.
Ai deklaroi përpara përballjes me Benfica: “Nëse dikush do të më kishte thënë mua dhe Lamine dy vjet më parë se do të ishim këtu sot, nuk do ta kishim besuar.
“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë mundësi dhe për gjithçka që Barça më ka dhënë. Gjithmonë kam ëndërruar të bëj debutimin tim për këtë klub – është klubi i jetës sime. Unë jam duke jetuar një ëndërr tani.”
18-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm nën drejtimin e Hansi Flick që nga ardhja e tij në Barça.
Cubarsi ka bërë 40 paraqitje për Blaugrana në sezonin 2024/25 deri më tani, duke i ndihmuar ata të mbajnë 13 herë portën e paprekur.
/GazetaBlic Sport/


