Sporti

Cuadrado: Juventusi më me rëndësi sesa Ronaldo, fituam si ekip ndaj Chelseat

10/01/2021 12:51
nga:E K

Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado pranon se Juventusi nuk ka luajtur futbollin e tij më të mirë kundër Chelsea dhe pranon se Bianconerët po punojnë për të mos e bërë të ndjerë mungesën e Ronaldos.

Anësori kolumbian është një nga asetet kryesore të Juventusit, pasi ka luajtur gjashtë nga tetë ndeshjet e Bianconerëve këtë sezonit deri më tani,shkruan GazetaBlic Sport.

Të mërkurën, Cuadrado u përball me ish-klubin e tij, Chelsea në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku Bianconerët dolën si fitues.

Juventusi luajti një lojë mbrojtëse, por arriti një fitore minimale me rezultat, 1-0 kundër Kampionëve të Evropës.

“Ne kemi kënaqësinë që kemi luajtur si ekip, që kemi luftuar për një rezultat që e donim me çdo kusht” tha fillimisht Cuadrado për La Repubblica.

“Ne mund të mos kemi luajtur futbollin më të mirë, por, e përsëris, kemi luajtur si ekip. Dhe rezultati është ai që ka rëndësi“, shtoi ai.

“E vërteta është se çdo ekip ka vlerën e vet dhe të gjithë përballen me ne sikur të ishte një finale: ne duhet ta bëjmë atë gjithashtu dhe gjithmonë të kemi të njëjtën dëshirë”, vazhdoi ai.

Cuadrado foli edhe për largimin e Ronaldos.

“Ne e dimë vlerën e tij dhe e dinim se çfarë përfaqësonte ai për ne. Megjithatë, ne po punojmë që mungesa e tij të mos ndihet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/