Sporti

Cuadrado drejt Fenerbahces, klubi turk i ofron kontratë dyvjeçare

07/03/2023 21:58
nga:E K

Juan Cuadrado është larguar nga Juventusi si lojtar i lirë pasi kontrata e tij nuk u rinovua nga “Zonja e Vjetër”.

Kolumbiani kishte diskutuar një marrëveshje të re të mundshme, por nuk ishte në gjendje të binte dakord për kushtet dhe tani është larguar pas tetë vitesh në Torino, transmeton GazetaBlic Sport.

Fenerbahce tashmë mund të jetë destinacioni i ri i tij.

Turqit pritet t’i ofrojnë një kontratë dy vjeçare, ndërsa të ardhurat vjetore pritet të arrijnë në 3.7 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/