Sporti

Crystal Palace dëshiron ta mbajë Zahan – planifikon t’i ofrojë kontratë të re

12/24/2022 12:56
nga:E K

Crystal Palace është i vendosur që ta mbajë lojtarin kryesor të skuadrës, Wilfred Zaha.

Sipas asaj që thuhet në mediet angleze, skuadra nga Londra po planifikon që t’i ofrojë kontratë të re lojtarit.

Vetë trajneri i skuadrës, Patrick Viera, nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e anësorit dhe, ndër të tjera, thotë se dëshiron që të vijojë me të.

“Të gjithë ne duam që ai të qëndrojë. Ne duam të rritemi së bashku me liderët”, përfundoi ai.

Kontrata e Zaha skadon në vitin 2023, me shumë skuadra të mëdha që tash i “fërkojnë duart” për ta pasur në organikë lojtarin.