Sporti

Crystal Palace ka më shumë lojtarë në Kupën e Botës sesa Liverpooli, Real Madridi dhe Milani

06/03/2026 12:43
nga:L J

Numërimi mbrapsht për Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë ka filluar dhe të gjitha kombëtaret kanë shpallur tashmë skuadrat e tyre.

Një total prej 17 ekipesh do të kenë 10 ose më shumë lojtarë në Kupën e Botës, pesë prej të cilëve janë ekipe të Premier Ligës.

Kryesuesi në këtë listë është Manchester City, i cili do të ketë 19 lojtarë në Kupën e Botës. Bayern Munich vjen pas me 18.

Finalistët e Ligës së Kampionëve, Arsenal dhe Paris Saint-Germain, do të kenë nga 16 përfaqësues secili.

Lista e klubeve që kanë më shumë se 10 lojtarë futbolli:
Manchester City 19
Bayern Munich 18
Arsenal 16
Paris Saint-Germain 16
Barcelona 15
Al Hilal 12
Atletico Madrid 12
Crystal Palace 12
Manchester United 12
Borussia Dortmund 11
Galatasaray 11
Liverpooli 11
Fenerbahce 10
Real Madrid 10
Milan 10
PSV Eindhoven 10
Slavia Praga 10

/GazetaBlic Sport