Sporti

Crystal Palace “i bën dhuratë” Liverpoolit, luan baras me Manchester Cityn

03/14/2022 22:54
nga:E K

Manchester City ka dështuar të marrë 3 pikë ndaj Crystal Palace.

Skuadra vendase arriti të ndalë një pikë në shtëpi pasi luajti baras me Cityn e Guardiolas, shkruan GazetaBlic Sport.

90 minuta nuk ishin të mjaftueshme për asnjë nga skuadrat që të shënonin gol në këtë takim i cili u mbyllë me rezultat 0-0.

Manchester City tani ka 70 pikë dhe prinë tabelën e Premierligës e ndjekur nga Liverpool që ka 66 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

/GazetaBlic Sport/