Fit&Sexy

Çrregullimin emocional sezonal mund ta përjetoni edhe gjatë verës: Ç’duhet të dish

08/25/2024 08:02
nga:G C

Ndonëse në raste të rralla mund të bëhet serioz, ky ndryshim ka nevojë për përshtatje në stilin e jetesës.

Me sa duket vera nuk është stina perfekte për të gjithë!

Nëse fotografitë apo videot nga plazhet, fundjavat e gjata dhe ushqimi i shijshëm na kujtojnë që ky sezon mbetet një nga më të bukurit dhe më të preferuarit për shumëkënd, ka të tjerë që e përjetojnë keq verën.

Me pak fjalë, këta persona përjetojnë atë që psikologët e quajnë “SAD” (seasonal affective disorder) apo çrregullimi emocional sezonal.

Çfarë duhet të dimë për këtë gjendje?

Njerëzit që e përjetojnë këtë çrregullim gjatë verës shpesh përjetojnë simptoma të ngjashme si ata me “SAD” dimëror ose depresion klinik, të tilla si humbja e interesit për aktivitetet argëtuese, ndjenja e zhgënjimit, ndjesia e pavlefshmërisë, mungesa e shpresës dhe vështirësi për t’u përqendruar.

“Mund të ketë edhe ndërprerje të gjumit të shoqëruara me ankth, për shkak të nervozizmit të shtuar,” thotë Ayanna Abrams, psikologe klinike.

Simptoma të tjera më të zakonshme të këtij çrregullimi sezonal janë:

▪ Pagjumësia
▪ Nervozizmi
▪ Vështirësi në marrjen e vendimeve
▪ Shqetësime
▪ Episode të sjelljes së dhunshme
▪ Humbje e oreksit dhe peshës

Çfarë duhet të bëni nëse keni simptoma?

Ndërsa ekspertët e kuptojnë se gjendjen e “SAD” në verë, shumë njerëz që e përjetojnë atë nuk mendojnë se “duhet” të jenë në depresion në muajt e ngrohtë. Kjo i detyron ata të bëjnë gjëra nuk u pëlqejnë. Por, ka edhe një tjetër problem të madh: Ata nuk kërkojnë ndihmë.

“Është e rëndësishme të jeni në linjë me veten në mënyrë që të vini re këto lloj ndryshimesh në gjendjen dhe sjelljen tuaj me ndryshimin e temperaturave dhe ndryshimin e orëve të ditës,” thotë Abrams.

Si pikënisje, ju mund të bëni disa gjëra të vogla për të rregulluar gjendjen tuaj si një gjumë të rregullt dhe të plotë, ushqim i mirë dhe marrjen e vitaminave, sidomos vitaminën D që është e lidhur me ndryshimet e humorit.

Këto ndryshime të vogla, thotë Abrams, “do të ndihmojnë në menaxhimin e ndryshimeve në nivelet tuaja të serotoninës në tru dhe hormonit të melatoninës”, i cili punon me ritmin tuaj cirkadian, sipas klinikës Mayo.

Për t’ia lehtësuar vetes këtë periudhë dhe për të mos rënë në depresion të plotë, përpiquni të bëni çdo ditë diçka të këndshme për veten tuaj që e dini se do t’ju sjellë buzëqeshje në fytyrë dhe ngrohtësi në zemrën tuaj.

Nga ana tjetër, profesionistët e fushës sugjerojnë që të shtoni në stilin tuaj të jetesës edhe meditimin, lëvizjet, ruajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme etj.

Pavarësisht se “SAD” nuk është një diagnozë klinike dhe mjekësore, sërish mund të ndikojë në përditshmërinë dhe stilin tuaj të jetesës, ndaj mbajini shënim sugjerimet e mësipërme.