Të mërkurën, Al Nassr, klubi ku luan Cristiano Ronaldo, publikoi një video me imazhe të udhëtimit të skuadrës për në Jeddah, ku do të përballen sot me Al-Ittihad të trajnerit Nuno Espírito Santo.
Një ndeshje e të Ligës Saudite, një duel i rëndësishëm për titullin kampion, që nis në orën 18:30.
“Ylli” 38-vjeçar portugez, figura qendrore e al Nassr, shfaqet i buzëqeshur dhe në humor me pjesën tjetër të skuadrës.
Kujtojmë se Al Nassr është kryesuesi i kampionatit, me 46 pikë, i ndjekur nga vendi i dytë, Al-Ittihad, me 44 pikë.



