Sporti

Cristiano Ronaldo viziton Real Madridin në stërvitje

01/13/2023 16:59
nga:E K

Cristiano Ronaldo mori pjesë në stërvitjen e Real Madridit këtë të premte.

Los Blancos ndodhen në Riad për të garuar në Superkupën e Spanjës, ku do të përballen me Barcelonën në finalen e planifikuar për të dielën dhe janë duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Al Nassr, klubi i ri i Cristiano Ronaldos, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi portugez jo vetëm që ka ndjekur stërvitjen por ka bërë edhe disa foto, ndërsa është kapur një moment kur ka qenë duke biseduar me Carlo Ancelottin, trajnerin e skuadrës spanjolle.

Cristiano Ronaldo ruan një marrëdhënie të mirë me klubin që përfaqësoi për shumë vite, madje u stërvit në qendrën stërvitore të Real Madridit, në Valdebebas, për të mbajtur në formë, kur ishte ende pa klub, pak pas Kupës së Botës 2022.

/GazetaBlic Sport/