Sporti

Cristiano Ronaldo vetëm dy gola larg shifrave magjike

11/11/2021 20:27
nga:Mergim Rreci

Nëse Cristiano Ronaldo shënon sot, dy gola, kundër Republikës së Irlandës, në Dublin Arena, ndeshjen e parafundit të fazës kualifikuese të Portugalisë për Botërorin 2022, ai do të arrijë shifrën e 800 golave në karrierën e tij. 

Me 5 gola të shënuar për Sportingun, 127 për Manchester United, 450 për Real Madridin, 101 për Juventusin dhe deri më tani, 115 për kombëtareb portugeze, asi portugez ka 798 gola dhe për këtë arsye është vetëm dy larg arritjes së 800-shit, transmeton GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se CR7, mbajtësi i pesë Topave të Artë, është aktualisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin botëror, përpara Pelé (vendi i dytë, 757 gola) dhe Lionel Messi ( 755).

/GazetaBlic Sport/