Cristiano Ronaldo theu rekordin e shitjes së fanellave të Manchester United në më pak se katër orë pasi u konfirmua se ai do të mbante fanellën me numrin 7.
Sulmuesi portugez siguroi një kthim të shumëpritur në Old Trafford në gusht dhe aktualisht është duke u izoluar para stërvitjeve të para me United, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërsa United konfirmoi se Ronaldo do të veshë numrin 7 të enjten, tifozët menjëherë filluan të blejnë fanellën e tij dhe u deshën vetëm katër orë për të thyer rekordin si shitja më e madhe ditore në një dit të vetme të mallrave sportive.
Në të gjithë rrjetin Fanatics (dyqanin ku shiten fanellat e Man United), Ronaldo u bë lojtari me fanellën më të shitur në 24 orët e fundit.
/GazetaBlic Sport


