Sporti

Cristiano Ronaldo thyen dy rekorde të mëdha

06/15/2021 20:07
nga:Lorik J

Në fund, Cristiano Ronaldo ishte duke buzëqeshur.

Portugalia fitoi ndaj Hungarisë me rezultatin 0:3, ndërsa Ronaldo theu disa rekorde personale me dy golat që ai realizoi, shkruan GazetaBlic Sport.

Superylli i Juventusit është futbollisti i parë që shënon në pesë Kampionate Evropiane dhe në sot u bë golashënuesi kryesor i garës për të gjitha kohërat me golat e tij të 10-të dhe të 11-të.

Cristiano Ronaldo tani ka nevojë për 4 gola të tjerë për të pasur rekordin e të gjitha kohërave për më së shumti gola​​ për një ekip kombëtar.

/GazetaBlic Sport