Sporti

Cristiano Ronaldo sonte mund të thyejë një rekord historik sonte

09/01/2021 09:19
nga:Lorik J

Një ditë pasi konfirmoi rikthimin e tij në Manchester United, ylli portugez, Cristiano Ronaldo mund të bëhet golashënuesi më i mirë në botë në nivelin e ekipeve kombëtare.

Cristiano Ronaldo do të marrë sot gjithë vëmendjen në ndeshjen e Portugalisë kundër Irlandës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Një gol do ta bëjë atë golashënuesin më të mirë në histori sa i përket ndeshjeve me kombëtare.

Tani ai ndan rekordin me iranianin Ali Daei, i cili është në pension. Të dy kanë nga 109 gola me kombëtare.

Të martën, lojtari i Valencias, Gonçalo Guedes tha në një konferencë për shtyp se “ne do ta ndihmojmë atë të thyejë rekordin”.

/GazetaBlic Sport