Sporti

Cristiano Ronaldo shumë afër një tjetër rekordi

12/25/2023 21:27
nga:Lorik J

Futbollisti legjendar Cristiano Ronaldo po i afrohet një tjetër rekord ndërsa viti 2023 po i afrohet fundit.

Ronaldo, i cili luan për klubin e Ligës Pro Saudite, Al-Nassr, ka shënuar 51 gola për klubin dhe kombëtaren në vitin 2023. Portugezi është vetëm një gol pas Kylian Mbappe të Paris Saint Germain dhe Harry Kane të Bayern Munichut – të cilët të dy kanë 52 gola secili.

Kane dhe Mbappe kanë përfunduar vitin, por Ronaldo ka ende dy ndeshje të tjera me Al Nassr.

Përveç golave, Ronaldo ka dhënë edhe 15 asistime në 57 ndeshjet që ka luajtur këtë vit.

Pas golit të tij kundër Al-Ettifaq të premten, 38-vjeçari Ronaldo tani ka 500 kontribute në gola që kur mbushi 30 vjeç.

/GazetaBlic Sport